Partia Demokratike mbledh ditën e mërkurë Kryesinë, për të diskutuar strategjinë e nisjes së protestave.
Ideja e nisjes së protestave u hodh edhe këtë të hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
Pas Kryesisë, ditën e premte mblidhet edhe Këshilli Kombëtar, po me këtë fokus, nisjen e stinës së protestave të vjeshtës.
Sipas burimeve në PD, mbetet vetëm të përcaktohet forma dhe mbajtja e protestave.
Idetë janë të ndryshme, për mënyrën sesi do të mbahen ato, që nga protestat e vazhdueshme përpara Kryeministrisë, mbajtja e protestave nëpër rrethe, bllokimi i rrugëve etj.
Të gjitha këto ide pritet të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar e më pas, pritet të nisë aksioni i opozitës, 8 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Një tjetër çështje e rëndësishme, e cila pritet gjithashtu të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, është edhe diskutimi për drejtuesit politik të PD-së në 12 qarqet e vendit.
Tirana pritet të ketë 8 drejtues politikë.
Emrat janë ende në diskutim.
Ndërsa burimet thonë se 11 drejtuesit në 11 qarqeve të tjera, tashmë janë të përcaktuar.
LISTA E DREJTUESVE POLITIKË PD
1. Shkodër- Luçiano Boçi
2. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
3. Dibër – Xhelal Mziu
4. Kukës – Flamur Hoxha
5. Durrës – Oerd Bylykbashi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Fier – Gazment Bardhi
8. Korçë – Ivi Kaso
9. Berat – Eno Bozdo
10. Vlorë – Bujar Leskaj
11. Gjirokastër – Tritan Shehu