Aida Demi është emëruar drejtoreshë e Agjensisë Kombëtare të Kadastrës në Sarandë.
Prej 3 vitesh ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës në Zyrën Juridike të këtij qyteti.
Drejtoria e Kadastrës është një prej institucioneve më të rëndësishme në Sarandë, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve për legalizime dhe regjistrimin e pasurive.
Ndërkohë edhe në orët e fundit në krye të Kadastrës së Vlorës ka pasur ndryshime. Drejtori Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.
Prokurorët specialë të SPAK kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zyrat e Kadastrës së Vlorës, ku bënë sekuestrimin e disa dosjeve “të nxehta” për pronat në jug të vendit.