Postimi i Plotë:
Turp eshte kur nuk u garanton femijeve minimumin e jeteses, Turp eshte kur ministrat shpenzojne 29.2 milione euro per transport, nderkohe qe pensionistet s’blejne dot as ilace me pensionin e tyre, Turp eshte qe tenderat e shendetesise, jane miliarda korruptive nderkohe qe s’ka ilace per femijet e njerezit me kancer, Turp eshte qe ne vend t’u krijohen vende pune te rinjve, i terheq zvarre policia se luftojne per te drejtat e tyre,
Turp eshte qe miliarderet oligarke, bashke me ata qe u japin leke publike, bejne photshooting neper Maldive nderkohe qe njerezit jane keq per buken e gojes. Turp eshte qe ca politikaneve qe kane rroga nga 2 milione leke, vetem orat u kushtojne nga 8000 euro, Turp eshte qe duhet te ngrihet nje popull i tere qe vendimmarresit qe paguajme me taksat tona te bejne punen e tyre! Sot nuk eshte turp te protestosh! Turp eshte te mos e besh!! NESER dt. 13, ORA 11:00 te Sheshi Skenderbej drejt Kryeministrise!!