Aktores së njohur i ndodh e papritura në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Kanë!

0

Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson ndanë një moment të papritur, por të këndshëm, gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, ku po promovonin filmin e tyre të ri “Die My Love”.

Teksa ecnin krah njëri-tjetrit, Pattinson aksidentalisht shkel mbi bishtin e fustanit të Jenniferit, duke e ndaluar për një çast.

Aktorja reagoi me sportivitet, duke buzëqeshur dhe psherëtirë me të qeshur, përpara se të vijonin rrugën duke marrë vëmendjen e publikut dhe mediave.

Lawrence mahniti me një fustan të bardhë elegant pa rripa, ndërsa Pattinson u shfaq me një smoking klasik.

Filmi “Die My Love”, me regji nga Lynne Ramsay, është bashkëpunimi i parë mes dy yjeve dhe bazohet në romanin e shkrimtares argjentinase Ariana Harwicz, që trajton temën e psikozës pas lindjes.

Kjo paraqitje shënon rikthimin e parë të Jenniferit në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në fillim të këtij viti.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, janë prindër të djalit Cy, lindur në vitin 2022.

Edhe Robert Pattinson është bërë baba së fundmi, duke mirëpritur një vajzë me partneren e tij, Suki Waterhouse.

Aktori ka rrëfyer se atësia i ka sjellë më shumë gëzim dhe qetësi në jetën personale./ TAR