Aktori i humorit tregon momentin kur dy prindërit iu ndanë nga jeta: Pas 6 muajsh do vij dhe unë…

0

Aktori Marin Orhanasi ka prekur ditën e sotme teksa ka treguar për ndarjen nga jeta të të dy prindërve të tij.

Teksa nëna e tij ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, fiks pas 6 muajsh ka ndërruar jetë dhe babai.

Duket se kjo ka qenë një pikë kthese dhe shënjuese në jetën e tij.

“Më ka habitur babai sepse i tha nënës ditën që vdiq: Pas 6 muajsh do vij dhe unë. Ditë më ditë, orë më orë. Ai e përjetoi shumë, kur shkoja në shtëpi e gjeja duke qarë.

I thosha hajde pijmë ndonjë birrë me lalin, përpiqesha ta trajtoja si shok.”- tha Marini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu