Aktori i njohur në Greqi: Jam krenar që jam shqiptar, nuk jam ndjerë i huaj

0

Aktori i njohur grek ka pranuar para publikut se është krenar që është Shqiptar. Mediat e huaja shkruajnë se Kostas Nikouli ka treguar për publikun jetën etij si emigrant në Greqi, e deri tek studimet në shkollën e aktrimit.

Gjatë një interviste aktori, i cili aktualisht luan në “Sasmos” ka thënë se asnjëherë nuk është ndjerë i huaj në Greqi edhe pse ai dhe prindrit e tij ishin emigrantë nga Shqipëria.

“Emri im nuk tradhton asgjë. Personalisht dua që mbiemri të jetë Nikouli dhe jo Nikoulis të kujtoj se nga vij. Në ID shkruante Nikouli dhe ky doja të ishte mbiemri im. Jam krenar. Isha i hapur që në momentin e parë dhe nuk u ndjeva si i huaj apo ndryshe nga të tjerët. Ndoshta nuk e kam kuptuar se çfarë do të thotë shqip, por si të thuash nuk jam ndjerë kurrë keq. Të gjithë zgjedhin identitetin e tyre, pavarësisht gjinisë apo kombësisë”,-tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu