Aktori i njohur shqiptar: ‘Tre të dashura në të njëjtën kohë s’i përballoj dot’

0

Pas ndarjes nga këngëtarja Gigliola Haveriku vitin e kaluar, kurioziteti për jetën private të Amos Zaharias ka qenë mjaft i madh.

Aktori ka vendosur të shuajë një herë e mirë kureshtjen e të gjithëve, duke pranuar publikisht se është beqar.

Duke folur për filmin “Dashuri dhe Trublenca” aktori tha:

“Unë s’do e merrja kurrë përsipër, të kisha tre të dashura në të njëjtën kohë, se një mezi e përballoj. Nëse do kisha pasur të dashur nuk do ishte bërë xheloze sepse do kisha ditur kë të zgjedh”, tha ai.