Aktorja Rudina Dembacaj dënohet me burg

0

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove.

Dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, ka vendosur ta vuajë jashtë dënimin e saj.

Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën.

Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

Gjykata vendosi :
1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina dembacaj me 6 muaj burg.
3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu