Zv/Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News përballë moderatorit Bejdo Malo, për të folur mbi buxhetin e vitit 2022.
Petrit Vasili ka zbuluar mbrëmjen e sotme se LSI nuk do ta votojë buxhetin e ri, pasi ai nuk bën gjë tjetër veccse vazhdon vjedhjet e qeverisë dhe klientëve të saj, si edhe shton varfërinë.
“Ky buxhet është i njëjti që ka qenë. Janë parashikuar pagesat e majme për koncesionet. Vazhdon të jetë njëbuxhet i rrënimit ekonomik që nuk tërheq investimet e huaja, nuk frymëzon biznesin për të imnvstiuar. Një buxhet ku grabit qeveria dhe klientët e saj. Varfëria do vijojë të thellohet. Nesër në parlament janë dy vendime të rëndësishme. Vendimi për eurobondin, 700 milionë euro borxh. Të tilla borxhe të mëdha merren për vlera të mëdha. I dyti vendim që është nesër është për të marrë një hua tjetër për t’ia dhënë OSHEE-së. Të gjitha këto borxhe do t’i lajnë shqiptarët. Jo Rama as ministrat. Pa asnjë diskutim që nuk do ta votojmë. Gjithmonë e më shumë shqiptarë të tjerë do shohin zgjidhjen për të ikur”, deklaroi Vasili.
Duke folur për Reformën në Drejtësi, Petrit Vasili akuzoi se vetingu po shkarkon ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk i pëlqejnë Rilindjes.
“Nuk ka ndonjë mjeshtëri në këtë mes. Është një abuzim me paratë e njerëzve. Qeveritë ndahen të përgjegjshem dhe të papërgjegjshme. Unë i kam qëndruar shumë pranë reformës në drejtësi. Pavarësisht nga zhgënjimi që mund të ketë ndonjëri, parlamenti ky është. Kam ngritur një problem të madh, ky që paska vënë buxhet për vetingun, nuk paska vënë buxhet për GJK. Kushdo qytetar i ndërgjegjshëm duhet të kuptojë që gjykata më e rëndësishme lihet pa para, dhe vetingu i pamiratuar shkohet përpara. Nuk ka asnjë nevojë për shtyrje të vetingut. Ky është veting i kapur që denon gjyqtarë për 1 milionë lekë të vjetëra dhe të tjerë me 150 milionë sicc ishte rasti i Dvoranit, nuk mban qëndrim. Është veting me dy standarde. Pra që shkarkon gjytarë dhe prokurorë që nuk i pëlqejnë rilindjes duhet të vazhdojë”, theksoi ai.