Akuza për spiunazh, arrestohet roboti në Egjipt

0

“Ai-Da” është një humanoid me pamje femërore, e krijuar në një laborator në Britaninë e Madhe. Roboti artist u dërgua në Egjipt për të marrë pjesë në një ekspozitë. Por telekamerat e fshehura në sytë e saj ngjallën dyshime tek rojet kuditare egjiptiane.

Ata vendosën të arrestojnë robotin, dhe e liruan pas 10 ditësh vetëm pas presioneve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Roboti artist është krijuar në vitin 2019 në një laborator me ndihmën e disa shkencëtarëve të universitetit të Oksford. Ai – Da konsiderohet artisti i parë real me inteligjencë artificiale. Telekamerat në sy transmetojnë komandda tek krahët mekanike që e lejojnë të pikturojë dhe realizojë skulptura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu