Akuzat e Arapit, Nallbati: Do e padis! Jemi konfliktuar kur isha kryebashkiak, s’di me kë është zënë tani

0

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati ka folur nga Gjermania pas akuzave të ngritura nga e reja Deizi Arapi, të cilës iu dogj makina për herë të dytë. Referuar akuzave të ngritura nga 27-vjeçarja se pas djegies së makinës së saj qëndron ai, Nallbati thotë se bashkë janë konfliktuar kur ka qenë kryebashkiak. Për sherret me punëtorin, ai shton se nuk mban përgjegjësi dhe se sapo të kthehet nga Gjermania do të ngrejë padi për shpifje ndaj Arapit.

“Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermani do të bëj një kallëzim për shpifje,”- thotë Nallbati.

Sot, Deizi Arapit iu dogj makina për herë të dytë. E reja ka dëshmuar para grupit hetimor se i vetmi person me të cilin ka probleme është deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, njëkohësisht ish-kryebashkiak i Devollit. Konfliktet mes tyre, sipas saj kanë nisur vite më parë kur e ëma u hoq nga puna si pastruese në bashki, veprim ky që sipas 27-vjeçares ishte i padrejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu