Pyetje: Trekëndëshi i Bermudës, ju jeni bashkë me Berishën dhe Ramën kundër Bashës?
Meta: Po për çfarë? Jua kam thënë se nuk e kam menduar kurrë se Shqipëria do arrinte në këtë farë derexheje. Dua ta them se më është rritur shumë respekti për Ramiz Alinë kur shikoj përgjithësisht këtë lidershipin aktual. Në fund të fundit të mos harrojmë që shtyu zgjedhjet që të hynte opozita kur mund të bënte edhe pa opozitën. Ndodhi ajo që duhet të ndodhte në prill, bëri një zgjidhje politike. U zgjodh president po kur fitoi pala tjetër i tha merre dhe presidentin. Ndërsa ne sot kemi politikanë që akuzojnë Ilir Metën për tranzicionin. Përse? Se kam kërkuar zgjedhje gjithëpërfshirëse? Unë jam student i dhjetorit, nuk jam si këto të qofteve që i kanë gjetur të gjitha gati.