SHKODËR- Rektorja e Universitetit të Shkodrës Suzana Golemi nuk është më në kërkim policor. Mediat bëjnë me dije se me anë të një urdhëri të Prokurorisë së Shkodrës Golemi ka dalë nga kërkimi dhe tashmë është një person në gjendje të lirë. Pas këtij vendimi rektorja Golemi ka festuar me miqtë e saj dhe një grup pedagogësh të universitetit të Shkodrës. Në foton e mëposhtme shihet Golemi e qeshur teksa pozon me pedagogët e tjerë.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. dr. Suzana Golemi, u pezullua nga detyra, pas transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, në TV Klan. Në atë video, rektorja Golemi shfaqej duke marrë shumën prej 150 euro nga një student, në këmbim të një note kaluese në provim