Akuzat se qeveria nuk ka ndihmuar Ukrainën, reagon Rama: Kemi qenë ndër të parët, por s’e kemi dhënë për të luftuar me gratanongratat e Tiranës

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me akuzat se qeveria shqiptare nuk ka ndihmuar Ukrainën që prej 7 ditësh është pushtuar nga Rusia.

Ai iu është përgjigj këtyre akuzave duke thënë se qeveria shqiptare ka qenë ndër të parat që ka ndihmuar Ukrainën, edhe pse kjo gjë nuk është bërë për tu dukur.

Rama po ashtu thotë se disa politikanë duke iu referuat atyre të opozitës dhe analistë mbrojnë Ukrainën, për të sulmuar qeverinë.

Rama në TwitterDisa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu