Akuzohen se abuzuan me 15 vjeçaren, prokurori kërkon burg për rojen dhe 3 të rinjtë

0

Prokurori Armand Gurgkuqi ka kërkuar árrest me bùrg për rojen Abaz Dokun dhe tre të rinjtë që pèrdhunuan të miturën 15 vjeçare në Babrru.

Masa do të zhvillohet pranë Gjykatës Penale të Tiranës. Pòlicia dhe prokuroria u vunë në lëvizje nga kallèzimi i familjarëve të vajzës pasi të rinjtë që e pèrdhunuan kanë hedhur në rrjete sociale video të aktit.

Burime të sigurta nga Prokuroria e Tiranës konfirmojnë për Fax News se ngjarja mákabër e përdhùnimit të 15-vjeçares nuk ka ndodhur në ambiente shkolle por në një banesë në Babrru, në afërsi të Bregut të Lumit.

I moshuari, autor i ngjarjes, ka më shumë se dy vite që nuk punon në shkollën e vajzës, ndërsa dyshohet se e ka ngácmuar që gjatë kohës kur ishte në punë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 4 apo 5 muaj më parë dhe është denóncuar vetëm në ditët e fundit në pólici, pasi prindërit e të miturës kanë mësuar të vërtetën.

Personazhet e përfshirë në ngjarje janë të një lagjeje në Breg të Lumit. Pólicia ka dyshime të forta se 65-vjeçari ka abùzuar edhe me të miturë të tjerë.

65-vjeçari me inicialet A.D., jetonte në njëjtën lagje me 15-vjeçaren dhe për një kohë të gjatë e pérndiqte duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e lagjes emrin e saj dhe fjalë ofénduese për të në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie séksuale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu