E rëndë, gruaja gjendet e pajetë pranë banesës, dyshimet e para

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, ku një 50 vjeçare është gjetur e pajetë në afërsi të banesës së saj. Dyshimet e para janë se gruaja mund ti ketë dhënë fund jetës duke u vetëvárur, ndërkohë që hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i pòlicisë: Më datë 01.06.2020, rreth orës 09:00, në fshatin Kreshovë, në një hangar në afërsi të banesës të saj, është gjetur e pajetë shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvárur. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ditët e fundit ka pasur një numër në rritje të vetëvrásjeve në vendin tonë, që janë ngjarje të lidhura kryesisht me kushtet e vështira ekonomike, apo me sëmundje depresive, që janë përhapur në masë te qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu