Dy adoleshentë janë akuzuar për vrasje e shqiptarit Xhovan Papaj më 4 dhjetor në Angli. BBC shkruan se 18-vjeçari Ciaran Stewart nga Curtis Road, Hornchurch, dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore, u akuzuan të dy të martën.
Ata u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës Medëay më herët dhe do të paraqiten në Gjykatën e Kurorës Maidstone të premten. Katër persona të tjerë janë arrestuar gjithashtu si të dyshuar për vrasje. Tre nga Essex, 18-vjeçari Donte Simpson-Palmer, 25-vjeçari Mohammed Miah, dhe 28-vjeçari Nathan Turner. Burri i katërt, 41 vjeç dhe nga Hertfordshire, është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme deri më 28 dhjetor.