Akuzohet për plagosjen e 2 policëve, momenti kur Lushtaku dërgohet në paraburgim

0

KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtakut iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai akuzohet nga prokuroria se ka plagosur dy policë. Mediat në Kosovë kanë bërë publike momentin kur Lushtaku dërgohet në paraburgim nga policia.

Gazetarët e pyetën se nëse kishte diçka që donte të thoshte. Ai u shpreh: A u knaqt?

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu