Ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko do të udhëtojë nesër drejt atdheut për t’u përballur me akuzat për tradhëti kombëtare dhe korrupsion. Ish-kreu i shtetit ukrainas deklaroi në një konferencë në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë se do të kthehet në vendlindje për t’u përballur me akuzat e shtetit ndaj tij. Edhe pse i konsideron si veprime me prapavijë politike, Poroshenko shton se përballja me drejtësinë është pjesë e mbrojtjes së unitetit kombëtar.
“Mendoj se ky është një veprim i papërgjegjsëm i lidershipit të vendit për të destabilizuar dhe shkatërruar unitetin. Do të luftoj për Ukrainën”, bëri me dije ish-presidenti Petro Poroshenko.
Prokuroria e Kievit akuzon 56-vjeçarin se ka shitur qymyr për të financuar separatistës rusë në lindje të Ukrainës për të siguruar shkëputjen e Donbasit. Ky veprim është konsideruar tradhëti kombëtare nga drejtësia ukrainase. Klasa politike në vend dhe aleatët e Ukrainës ndihen të shqetësuar në lidhje me akuzat që Ukraina ka ngritur ndaj ish-presidentit të saj, i cili konsiderohet se ka kryer tradhëti kombëtare.
Ukraina ka vendosur gjithashtu që të ngrijë të gjitha asetet e Poroshenkos.
Burimi: 7News