Al-Ittihad prezantim spektakolar i Karim Benzema para 60 mijë shikuesve

0

ARABIA SAUDITE – Gëzuar për Karim Benzema! Qendërsulmuesi francez veshi për herë të parë fanellën nr.9 të Al Ittihad-it dhe u prezantua para 60.000 tifozëve, të cilët mbushën stadiumin për të përshëndetur ish-kapitenin e Real Madridit.

Kampionët e Arabisë Saudite përgatitën një ceremoni fantastike me fishekzjarre dhe foto-ritme për të shënuar transferimin e tij historik, me francezin e impresionuar që ka kapur momentet në celularin e tij. Benzema kishte sjellë me vete “Topin e Artë”, të cilin e ngriti në qiellin e Riadit, të cilin i dha “Mbreti Abdullah”…

Benzema ka marrë mikrofonin dhe ka falenderuar fansat që e kanë idhulluar. Golashënuesi i dytë në historinë e Real Madridit nënshkroi një kontratë 3-vjeçare “të artë” me fitime në rendin e 200 milionë eurove.

Prezantimi i superyllit 35-vjeçar u kombinua me… një festë për fitimin e ligës dhe Superkupës së Arabisë Saudite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu