Al Pacino zyrtarisht baba, e dashura 29-vjeçare lind fëmijën, fotografohen të tre duke darkuar

0

SHBA- Al Pacino është një baba i ri edhe një herë në moshën 83-vjeçare, pasi e dashura e tij Noor Alfallah 29-vjeçare ka lindur. Dailymail shkruan se dyshja shijuan një darkë në West Hollywood së fundmi.

Fituesi i çmimit Oscar dhe Noor, e cila muajin e kaluar u zbulua se ishte tetë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë, dukeshin të relaksuar teksa po udhëtonin drejt Sunset Tower me një ndenjëse të dukshme për fëmijë në pjesën e pasme të makinës së tyre.

Nuk dihet gjinia e fëmijës. Dalja shënoi edhe herën e parë që prindërit e rinj ishin parë së bashku që kur u zbulua lajmi i pritjes së ëmbël. Dyshja më vonë u panë duke u larguar nga restoranti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu