Alarm për bombë në Burrel, forcat xheniere në vendngjarje

0

Ndërkohë që forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për përmbajtjen që kjo pako ka në brendësi të saj.

BURREL- Një alarm për bombë është dhënë ditën e sotme në qytetin e Burrelit. Mësohet se një pako e dyshimtë është gjetur në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”. Ndërkohë që forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për përmbajtjen që kjo pako ka në brendësi të saj.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Informacion paraprak Në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë lënde plasëse artizanale e paplasur. Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu