Alarm për bombë në pesë shkolla në Shkup, evakuohen nxënësit

0

Autoritetet kanë raportuar se kanë marrë njoftim dhe është ngritur alarm për bombë në pesë shkolla në Shkup.

Nga Ministria e Brendshme bëhet me dije se pesë shkollat e Shkupit kanë marrë email kërcënues për vendosjen e bombave në godinat e tyre.

“Sot (26.10.2022) në SPB Shkup është raportuar se në adresat e emailit në të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, policia ka ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt në shkollat, ndërsa po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrise se Puneve te Brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu