Alarmi i Zelenskyyt: Rusia po planifikon bombardimin e Odessas

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se beson se Rusia planifikon të bombardojë Odessa, një qytet port jugor ukrainas në Detin e Zi, ku jetojnë rreth 1 milion banorë.

“Artileri, bomba kundër Odesës. Ky do të jetë një krim lufte. Ky do të jetë krim historik”, tha Zelensky në një video të postuar në Facebook-un e tij, duke shtuar pretendimet e mëparshme se pushtimi i Rusisë përbën krime lufte nën hetim nga Kombet e Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu