Alarmohen banorët në BBV! Benaida rrëzohet, nuk qëndron dot në këmbë

0

Prova e javës në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duket se po i mundon tepër banorët. Prova është fikja e një alarmi, për 10 sekonda nga momenti kur bie dhe radhën se kujt i takon të fikë alarmin e përcakton vëllai i madh.

Si duket këtë herë radhën e ka patur modelja Beniada Nishani, e cila jo vetëm është lodhur duke vrapuar por është rrëzuar keq. Beniada ka arritur ta fikë alarmin në kohë, por është varrë tek krahu dhe si duket nga pamjet dhimja ka qenë e madhe.

Të gjithë banorët janë mbledhur rreth saj, të cilë në video dëgjohen duke komentuar, ‘u dërrmua vajza’ , ‘vetëm i është gërvishtur pak’.  Balerini Ilir Shaqiri shihet duke i vendos akull tek brryli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu