Albana Osmani flet hapur: Një grua single duhet të bëjë seks sa herë të dojë

0

Moderatorja Albana Osmani prej disa kohësh është shkëputuar nga televizioni.

Së fundmi Osmani ka qenë e ftuar në emisionin të martën “Ndryshe”, ku dhe ka folur shumë hapur për jetën e saj private dhe gratë. Ajo ka shprehur se u shpreh se “të dashurin që ka imagjinuar, e ka pasur edhe në të vërtetë”.

Sa i përket martesës moderatorja është shprehur se do bënte një ceremoni kurorëzimi vetëm sepse është dëshirë e prindërve të saj.

“Të dashurin që kam pasur imagjinar, e kam pasur dhe në të vërtetë. Duke pasur parasysh prindërit e mi që vitet e fundit thonë do martohesh? Gjeje dikë? Kur mendoj veten duke u kurorëzuar mendoj prindërit e mi që do ndihen mirë, përveç dashurisë dhe lumturisë që është tjetër gjë. Do e bëja për prindërit sigurisht. Kur je me njeriun e duhur, mendoj se është e bukur. Një njeri single duhet të bëjë seks sa herë ta ndjejë. Nuk di të ketë një program për seksin. Kam pasur dëshirë të kem një program timin dhe besoj do e realizoj. Për këtë po punoj për momentin”,- tha Albana Osmani.

Gjatë intervistës Albana ka paralajmëruar se do vijë në television me një program të sajin dhe “për këtë gjë po punon momentalisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu