Albërije Hadërgjonaj pendohet për operacionin plastik, do të rikthejë hundën e saj

0

Këngëtarja e njohur, Alberije Hadergjonaj është treguar gjithmonë shumë e sinqertë në rrëfimet e saj dhe kjo e ka bërë shumë të dashur për publikun.

Së fundmi, ajo ka folur hapur për operacionin plastik që ka kryer në hundë, por e penduar.

“Duhet me marrë pak kockë në brinjë. Është shumë e vështirë, por do doja të kem hundën që kam pas. Është një proces shumë i gjatë se unë kam folur me doktor”, ka thënë Hadërgjonaj për mediat në Kosovë.

Po ashtu ajo dha edhe një mesazh për vajzat e reja.

“Unë kam qenë shumë e re kur e kam prek hundën edhe jam bërë shumë pishman. Do doja ta kisha siç e kam pas. Është gjë tjetër të trajtohesh pak, të dukesh më mirë. Të kesh lëkurë të pastër të lëmuar është krejt normale, por këto prekjet estetike është shumë e frikshme me thënë të drejtën. Nuk është Zot doktori, sado të mundohet rrugës, mund të ndodhi diçka e keqe”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu