Albi Nako i kërkon falje publike Belës

0

Disa ditë më parë në spektaklin “Just Dance”, mori pjesë një konkurrente 40-vjeçare, Bela, për të cilën Albi Nako u shpreh:

“Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë…më mirë martohu dhe bëj fëmijë.”

Në puntatën e djeshme të “Just Dance”, Albi i ka kërkuar një falje publike Belës :

“Duke medituar thellë brenda vetes time, e ndjeva të nevojshme të kërkoj ndjesë, sepse batuta ime kishte cënuar etikën publike. E vërteta është që nëse do i thoja Belës “Bravo”, askush nuk do ta vinte re dhe kjo gjë do kishte kaluar pa u ndjerë fare. Kjo gjë vërteton që fatkeqësisht, edhe në shoqërinë tonë, ndonjëherë gjërat negative kanë më shumë gravitet. Kjo nuk e përjashton faktin që unë mund të kem thënë diçka të pamatur”, u shpreh ai.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu