Albin Kurti takon Josep Borrell: Urgjentisht progres në dialogun Beograd – Prishtinë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot në Paris shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell në kuadër të Samitit të Paqes. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i diplomacisë me anë të një postimi në Twitter, ku ka kërkuar progres në dialogun Beograd – Prishtinë.

“Takim i mirë me Kryeministrin Albin Kurti në margjinat e Forumit të Parisit për Paqen për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin që nevojitet urgjentisht në dialogun Beograd – Prishtinë. I ngritëm (në diskutim) integrimin evropian, diskutimin në ardhje të FAC-ut për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh”, -ka shkruar Borrell.

Në Samitin e Paqes pritet gjithashtu të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu