Albin Kurti takon në Mynih ish-kampionin e botës në shah dhe kundërshtarin e Putin, Garry Kasparov

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka takuar edhe ish-kampionin e botës në shah, Garry Kasparov.

Kurti shprehet se në Mynih ka pasur takime e diskutime me liderë e zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës.

“Pas zgjedhjeve në Kosovë e para formimit të qeverisë së re, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mes të takimeve e diskutimeve me liderë e zyrtarë të lartë të botës, bisedë edhe me Garry Kasparov – dikur kampion bote në shah e sot kundërshtari më i mprehtë i Putinit”, shkruan Kurti.