Në Komisionin për Legjislacion, ku ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po raportonte marrëveshjen me Danimarkën, ka filluar një debat mes saj dhe deputetit të LDK-së, Driton Selamanaj. Gazeta express shkruan se përplasja ka ndodhur pasi, Selamanaj ka thënë se Danimarka është një nga shtetet hezituese për liberlizimin e vizave për Kosovën dhe një marrëveshje me të nuk është e duhur.
“Mos harroni që shteti danez është një nga shtetet hezituese për liberalizimin e vizave për Kosovën, për shkak të vërejtjeve që ka në sundimin e ligjit në Kosovë. Holanda, Franca dhe Danimarka. Po të kërkoni …kam informata më shumë se ju sepse kam qenë përgjegjës për integrime evropiane”, -ka thënë Selmanaj.
Pas kësaj deklarate, Haxhiu i është kthyer duke i thënë që të mos bëjë shaka.
“Mos bëj shaka Driton”,- i tha Haxhiu.
‘Rri serioz sepse unë jam politikan këtu, përfaqësoj parti politike dhe nuk jam person teknik që i përmbushi dhe i plotësoj dëshirat juve. Unë kam mendimet e mia dhe po i them mendimet e mia. Ministrja tha se kur kam qenë unë në Qeverinë Kurti 1, i ka vendos kontaktet e para. Jemi rrëzu…Nejse kanë ndodh procese politike dhe besoj që kemi bërë mirë. E morët edhe ju shpejt, as 5 muaj, ne të paktën 8-9 muaj e shtymë. Këtu jemi, gjatë kena me qenë….është maratonë kjo”, ka deklaruar Selmanaj.-i është kthyer Selmanaj.
Ndërkohë Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar marrëveshje për lëshimin e 300 qelive me qira. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për një periudhe dhjetë vjeçare, nga e cila Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.