Albumi i Adele, më i shituri i vitit 2021 në vetëm tre ditë

0

– Albumi i Adele është më i shituri i vitit 2021. Mediat e huaja shkruajnë se në vetëm tre ditë albumi i këngëtares Adele ka patur shumë shitje.

Albumi ’30’ ka qenë në shitje për rreth një gjysmë javë, por titulli ishte aq shumë i pritur pasi vetëm në pak ditë ajo tashmë ka të ketë albumin më të shitur në SHBA për vitin 2021.

Sipas informacionit të mbledhur ‘Billboard’ , albumi ‘30’ ka shitur më shumë se 500,000 kopje në SHBA në tre ditët e para që ishte në dispozicion. Shitje kjo e cila është arritur vetëm nga dy albume deri më tani, por Adele ka ende katër ditë përpara se të përfundojë afati i shitjeve.

Albumi përmban 13 këngë ku 3 prej tyre “I Drink Wine”, “Love Is a Game” dhe “Cry Your Heart Out” flasin për divorcin e saj nga ish- bashkëshorti Simon Konecki.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu