Aleanca e vaksinave’: Vendet e pasura po bllokojnë donacionet për shkak të Omicron-it

0

Aleanca e Vaksinave thotë se vendet e pasura po japin shenja të bllokimit të donacioneve për vaksinat, nxitur nga shqetësimet për variantin Omicron. E njohur si GAVI, aleanca udhëheq përpjekjet për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në vendet në zhvillim.

Shefi ekzekutiv i Aleancës së Vaksinave apo siç njihet Gavi, Dr. Seth Berkley, paralajmëroi se bota mund të përballet me një situatë të ngjashme me atë të fillimit të pandemisë, çka do të përforconte treguesit e pabarazisë në shpërndarjen e vaksinës.

“Me variantin Omicron, ajo që kemi parë është paniku në shumë vende, që ka çuar në përshpejtimin e dhënies se dozave përforcuese, si për sa i takon numrit të njerëzve që i marrin ato, por edhe në afatin kohor për marrjen e tyre. Kjo do të thotë se në të ardhmen mund të shohim një situatë, ku vaksinat mund të mos jenë të disponueshme për vendet në zhvillim. Gjithashtu po shohim donatorë që nuk duan të dhurojnë dozat e tyre me shpejt nga ç’munden, për shkak të pasigurisë”, tha zoti Berkley.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu