Kujtim Gjuzi, një ndër aleatët e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit, është fotografuar në një nga urbanet e kryeqytetit.
Në foton e mëposhtme, Gjuzi shihet i ulur teksa mbi kokë mban një kapele dhe në duar telefonin.
I përqendruar në celularin e tij, ish-deputeti duket i pashqetësuar, ndërkohë që qytetarëve i ka tërhequr vëmendjen zgjedhja që ai ka bërë për të përdorur transportin publik.
Një tjetër aleat i Berishës në zgjedhjet e 11 majit, Selami Jenisheri, është fotografuar sot me biçikletën e tij ngjyrë rozë.
Për t’i shpëtuar shiut, në vend të çadrës, Jenisheri ka vendosur në kokë një qese.
Kryetari i Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi dhe Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar, Selami Jenisheri janë pjesë e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Koalicioni bërbëhet nga 25 parti opozitare.