Ish-Presidenti i vendit, Alfred Moisiu ka dhënë një intervistë, ku ka deklaruar se politikanët shqiptarë kanë dështuar në raport me detyrat ndaj vendit.
Alfred Moisiu thotë se gjërat do të ndryshojnë dhe se uji do fillojë të lëvizë në kënetë, sigurisht me ndihmën e aleatëve, kryesisht SHBA-ve.
“Për mendimin tim, politikanët shqiptarë kanë dështuar në raport me detyrat ndaj këtij vendi, ndaj këtij populli. Gjërat nuk mund të rrijnë status quo. Këneta nuk mund të rrijë ashtu sepse uji duhet të lëvizë. Këtu kemi në ndihmë aleatët tanë, sidomos SHBA-të që po ndihmojnë fuqimisht për të vënë para përgjegjësi ata njerëz që kanë përgjegjësi kryesore përse jemi në këtë gjendje. Duhet të dalim shpejt nga kjo situatë“, tha Moisiu.
I pyetur si është gjendja e ushtrisë shqiptare, ai u shpreh se është me cilësi më të mirë por me sasi më të vogël.
“Ushtria shqiptare me cilësi më të mirë por me sasi më të vogël. Dolëm nga dekreti i Varshavës dhe mbroheshim nga miqtë e supozuar. Sigurisht kishim shpenzime të mëdhaja, por ushtria ishte në krye të detyrës. Po të shikosh janë shumë aktivite të ushtrisë për popullatën, një gjë e mirë”, deklaroi ai.