Allegri: Juventus-Spezia, duel për mbijetesë

0

Në 4 javë, nuk kishte ndodhur me dekada që Juventusi të kishte vetëm 2 pikë. Kur rikthimi i Allegrit u bë për të shkundur bardhezinjtë e për t’i rikthyer ato në luftën për titull, në mënyrë paradoksale ata po luftojnë për mbijetesën në këto javët e para dhe në konferencën për shtyp, Allegri nuk ka frikë ta pranojë.

“Të flasësh për objektiva afatgjatë tani nuk ka kuptim. Ne duhet të përqëndrohemi në të nesërmen, sepse të shohësh renditjen është një ndeshje për mbijetesën. Le të mendojmë për të nesërmen, pastaj do të shohim.”

Për gjendjen e lojtarëve..

“Me Spezian do të ketë disa ndryshime, sepse ne po luajmë çdo tre ditë. Chiellini është i vetmi i padisponueshëm sepse kishte pak ethe dje. Tani ai është më mirë, por unë preferoj ta lë atë në shtëpi. Morata, në nga ana tjetër, është rikuperuar, Nesër  me siguri do të jenë që nga fillimi Chiesa dhe de Ligt, ndërsa Arthur dhe Kaio Jorge duhet të kthehen pas ndërprerjes nga kombëtaret”

Mbi kundërshtarin, Spezian e Mottas..

“Spezia është një ekip i cili luan pa shqetësime të tepërta dhe të luash në stadiumin e tyre nuk është kurrë e lehtë. Ne do të duhet të luajmë në mënyrë të barabartë mendërisht dhe fizikisht, për të nxjerrë më pas cilësitë tona teknike. Në pjesët e dyta ne po bëjmë gabime teknike edhe kur nuk ka shumë presion “.

Krahasimet me të kaluarën..

“Kjo Juve është i ndryshëm nga ai që kisha, por të flasësh për të kaluarën tani nuk ka kuptim. Ne nuk duhet të bisedojmë, ne duhet të fitojmë. Juve nuk ka pasur 2 pikë në renditjen në 4 ndeshjet e para për 60 vjet. Tani ne na duhet një fitore “.

Për shpërthimin pas ndeshjes Juve-Milan..

“Unë jam njeri, nuk jam prej hekuri. Ata që shkojnë në stol duhet të jenë vendimtar kur hyjnë, për sa i përket qasjes me ndeshjen. Kjo vlen për të gjithë. Tani ne luajmë 16, jo 14, kështu që unë kërkoj përgjegjësi”, përfundoi Allegri në konferencën për shtyp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu