– “Ndaj Atalantës ne bëmë një paraqitje si ato kundër Lazios, Fiorentinës dhe Milanit, ne shfrytëzojmë pak nga ajo që krijojmë. Atalanta gjuajti pak, por shënoi një gol që vlen. Ka gjithashtu një moment ankthi, nxitimi dhe shqetësimi, ndërkohë që duhet të punojmë dhe të përpiqemi të fitojmë një ndeshje”.
Allegri analizon skuadrën e tij në ‘Dazn’ pas humbjes ndaj Atalantës, e dyta radhazi pas asaj ndaj Chelseat në Champions League. “Ky është një ekip i shkëlqyer me vlera, por ka edhe momente të tilla”, shton ai.
“Kur thonë se është Juventusi më i fortë dhe duhet të fitojë kampionatin, ka një gabim vlerësimi, ne mund të luftojmë për një nga katër vendet e para. Unë kam besim te skuadra dhe kam vlerësimet e mia. Duhet të jemi realistë për renditjen, momentalisht ne e meritojmë këtë pozicion”,- vijon trajneri i Juventusit.
Më pas ai përfundon: “Kur të jemi realistë dhe të heqim presionin, do të punojmë më qetë për të përfituar maksimumin. Vazhdojmë të bëjmë paraqitje të mira, por na duhet goli. Morata, Dybala, apo të tjerët, kanë shënuar gjithmonë, por tani nuk po bëjnë dhe ne kemi humbur qetësinë.
Kulusevski? Mirë është, ka një problem me gojën dhe dhëmbët, por unë kam pasur Dybala dhe Morata dhe kemi nevojë për respekt nga kundërshtarët. Nuk është e nevojshme të flasim se çfarë mund të bëhet, mire është të flasim pak dhe të mendojmë për të martën për ndeshjen e Salernos”.