Alpinistja shqiptare sulmohet sek*sualisht, publikon videon e autorit

0

KOSOVË- Alpinistja e njohur Mrika Nikqi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.

Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, 27 shtator në qendër të Pejës. Sipas saj, personi i cili e ka sulmuar është identifikuar nga autoritetet me iniciale F.B., i cili më pas është arrestuar. E reja nga Kosova shprehet se është në gjendje të rëndë psikologjike dhe emocionale.

Ajo që bie në sy është dhe indiferentizmi i njerëzve që kalojnë në rrugë në momentin kur djali mundohet të abuzojë me vajzën dhe e dhunon atë. Në video shihet sesi ata kalojnë në rrugë dhe nuk bëjnë pothuajse asnjë reagim për atë që shohim që padyshim është një ngjarje e rëndë.

POSTIMI I MRIKA NIKQI:

Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht!

Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.

Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.

Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.

https://www.facebook.com/100000769283028/videos/618848633221856/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu