Avokati i ish-deputetit të PS Alqi Bllako, Sokol Hazizaj ka kundërshtuar pas seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme
“Më tepër është jo ligjore dhe jo e drejtë, la në fuqi këtë lloj vendimi që për në është tërësisht dhe haptazi jo vetëm në mungesë të respektit dhe lirisë të Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë dhe organi procedural i hetimit për Kodin e Procedurës Administrative”, tha Hazizaj.
Në lidhje me argumentin që pretendon pala mbrojtëse që Alqi Bllako nuk ka lidhje me këtë aferë, Hazizaj tha:
Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave.
I pyetur për udhëtimin me Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk është provë bindëse.
“Nuk është provë bindëse sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto, etj”, tha ai duke shtuar se klienti i tij ka qenë në të njëjtën linjë me të.