Alternimi Gigio-Navas: Pochettino nuk e ka zgjedhur ende ‘pronarin’ portës së PSG-së

0

Një e keqe e pashmangshme. Të paktën tani për tani. Nga distanca, Mauricio Pochettino ia ka bërë të qartë Gianluigi Donnarummas, i cili ditët e fundit ishte ankuar për faktin se nuk ishte titullari i padiskutueshëm i PSG-së si te Milani, nga ku u largua verën e kaluar, si lojtar i lirë.

Por për trajnerin e klubit parizien nuk ka ardhur ende koha për të zgjedhur mes portierit “azzurr” dhe rivalit të tij Keylor Navas, me të cilin ka krijuar një alternim që funksionon tani për tani, siç shpjegon ai në një intervistë për “L’Equipe”.

“Kur ke dy portierë tek të cilët ke besim total, – nënvizon trajneri, – dhe që të tregojnë çdo ditë se mund të luajnë, do të ishte e padrejtë t’i jepet përparësi vetëm njërit. Kjo nuk do të thotë që një ditë nuk do të bëj një zgjedhje, pasi do të ishte më e lehtë të përcaktoje se kush është titullar dhe kush jo. Por në vend të kësaj, duhet guxim për t’i vënë ata në konkurrencë, për t’u bërë të qartë se ata duhet të jenë gati. Duhet theksuar guximi i PSG-së për të marrë Donnarumman, kur e kishte Navas dhe Rico”.

Shkurtimisht, përshtypja është se alternimi mes portave do të vazhdojë të paktën për një kohë. Ndoshta deri sa të hyjmë në pjesën e nxehtë të sezonit, duke filluar nga 1/16-ja e Champions League, kur kemi nevojë për përqendrim maksimal e për rrjedhojë stabilitet maksimal.

Edhe në portë, për Mino Raiola, agjentin e Donnarumma, ngërçi është i destinuar të zgjidhet vetë në favor të klientit të tij. Edhe pse Gigio vuan të paktën njëfarë zhgënjimi, siç u zbulua ditët e fundit në kombëtaren, me të cilin bëri disa gabime atipike:

“Tek Milan, – tha portieri, – isha mësuar të luaja gjithmonë nga fillimi. Tani nuk është e lehtë. Rivaliteti me Navasin më shqetëson, edhe nëse nuk ndikon në paraqitjet e mia. Ndonjëherë qëndrimi në pankinë më lëndon, por situata do të zgjidhet”. Jo menjëherë, sipas Pochettino. Nesër është ndeshja kundër Nantes. E fundit u luajt nga Navas. Në teori, pra, gjithçka varet nga Donnarumma.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu