Çështja, apo konflikti në fushën e lojës, midis sulmuesit dhe trajnerit të Juventusit, nëse mund të flasim për të, tashmë është mbyllur.
Alvaro Morata është kujdesur direkt në profilin e tij në Instagram, për të shuar polemikat e shkaktuara pas reagimit të tij ndaj trajnerit Max Allegri, për zëvendësimin me Kaen në ndeshjen ndaj Genoas.
Spanjolli ishte përfshirë në një “duel fshatar” personal me gjyqtarin Biraschi, i cili e ndëshkoi me një karton të verdhë, që solli një zhgënjim dhe reagim te sulmuesi, që dukej se ndoshta mund të shndërrohej në diçka më shumë.
Për këtë Massimiliano Allegri vrapoi për ta mbrojtur, duke thirrur menjëherë Moratën në pankinë dhe duke aktivizuar Kean në vend të tij. Spanjolli, me daljen nga fusha, konfirmoi gjithë nervozizmin e tij, në një shkëmbim fjalësh të emocionuar me trajnerin e tij, por menjëherë pas ndeshjes, Alvaro hodhi ujë në zjarr: “Fitore e madhe! Gjithmonë bashkë, pa polemika! Forza Juve”. Çështja u mbyll atëherë. Edhe para se të lindte.