TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një mesazh të sekretarit të Shtetit, Marco Rubio për qëndrimin e palëkundur të qeverisë amerikane ndaj emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kombëtare.
Sipas tij, dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor dhe aplikimi i standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza janë hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të vendit.
“Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.”-mesazhi i shpërndarë i Ambasadës Amerikane.