Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith, dha një intervistë për Infoweb Media gjatë disa takimeve që zhvilloi në Elbasan.
Ndër temat e trajtuara ishin emigracioni, qëndrimi i qeverisë britanike në lidhje me këtë çështje, pse vëmendja është fokusuar te shqiptarët, “non grata’ për Berishën dhe disa emra të tjerë, zgjedhjet, çfarë pritet në të ardhmen etj.
Intevista e zhvillua nga gazetari Fatos Salliu me z. Ambasador:
Z. Ambasador. Sot ju zhvilluat takime domethënëse me të rinjtë në Elbasan. Ndërkohë mijëra të tjerë po largohen nga vendi dhe mjaft prej tyre kanë destinacion Britaninë. Sipas jush, përse po ndodh një fenomen i tillë?
Alastair King Smith: Shumë intersante të vij në Elbasan dhe të flas me të rinjtë e këtij rajoni. Është shumë e rëdësishme t’i dëgjosh këta të rinj se cilat janë shpresat dhe aspiratat e tyre. Kemi një projekt këtu i quajtur REIS dhe prandaj është e rëndësishme që të vëmë në bashkëbisedim institucionet vendore siç janë bashkia, prokuroria, policia, arsimi etj, që të bëjnë më të mirën në këtë drejtim.
E pamë sot këtë lloj dialogu mes të rinjve dhe autoriteteve dhe që krijon shpresa tek ata. Dhe më bën shumë përshtypje projekti për mjedisin por sidomos për ata që rrisin mirëqenien në Elbasan. Kam pasur edhe takime më parë për ta bërë këtë rajon sa më të sigurtë. Shumë i rëndësishëm ishte takimi në Universitetin e Elbasanit për të vendosur ura bashkëpunimi. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të investojë për arsimin dhe Universitetin.
Jemi shumë të shqetësuar që mjaft të rinj po largohen nga Shqipëria. Mesazhi ynë është mos shkoni në këtë mënyrë! Është e trishtueshme se si shohim trafikantët që thonë se sa i lëhtë është udhëtimi dhe sa mirë është atje.
Detyra jonë tani është të zbatojmë deklaratën e përbashkët mes dy vendeve. Kjo marrëveshje parashikon që Shqipëria të shihet një vend i sigurt dhe duhet të emigrohet në mënyrë të ligjshme.
Një mesazh i Kryeministrit britanik është që, përveçse do marrim aksione kundër trafikantëve, do të sigurohemi që edhe personat që ndërmarrin udhëtimin të mos e bëjnë atë. Një mesazh për shqiptarët dhe ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar është se qeveria britanike e njeh dhe e vlerëson shumë kontributin e tye në Britani. Shumica janë në mënyrë të ligjshme dhe japin kontribute.
A keni pasur diskutime për zgjedhjet vendore?
Alastair King Smith: Gjithashtu kemi pasur edhe një diskutim për zgjadhjet vendore. Kandidatët duhet të jenë të pastër, larg korrupsionit dhe krimit. Dhe gjithashtu zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirshme dhe të ndershme. Do vazhdojmë këtë javë për llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Në muajin korrik të vitit të kaluar ju shpallët ‘non grata’ ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe disa emra të tjerë. Ndërkohë lideri demokrat ju akuzon se keni dizinformuar dhe se keni bashkëpunuar me qeverinë. Si qëndron e vërteta?
Alastair King Smith: E kemi bërë të qartë se ne do të marrim masa në lidhje me personat që kanë lidhje me korrupsionin dhe krimininalitetin. Dhe ju siguroj se ato ishin masat e para. Ne do të ndërmarrim hapa të tjerë kundër pandëshkueshmërisë.
Sanksionet e korrikut u morën për një sërë personash në Shqipëri. Jemi siguruar të kemi qëndrim të ekuilibruar për personat në politikë, biznes etj. Do të sigurojmë të kemi një qasje të drjetë edhe në të ardhmen në aksionet që do ndërmarrim. Këto vendime janë ndërmarrë edhe për të ndihmuar aksionet e institucionet e drejtësisë.
Gjithashtu ka pasur akuza se ju qëndroni parapa z. Veliaj e Basha?
Alastair King Smith: Unë jam si përfaqësues i qeverisë britanike dhe e kryej detyrën në kuadër të këtij anagazhimi.
Z. Ambasador, përse duket sikur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është e fokusuar vetëm te shqiptarët kur drejt vendit tuaj vijnë emigrantë nga e gjithë bota. A ka kjo një prapavijë politike?
Alastair King Smith: Qeveria britanike është e interesuar të luftojë emigracionin e paligjshëm pavarësisht kombësisë. Qeveria britanike është e angazhuar të respektojë të drejtat e njeriut për të mos bërë asnjë shkelje në drejtim të racës, origjinës, kombësisë etj.
Por është e qartë që gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të shqiptarëve që zënë 30% të emigrantëve. Edhe në burgjet britanike kombësia e parë, pas britanikëve, është ajo shqiptare. Nuk duam të diskriminojmë shqiptarët por duam të ndryshojmë kriminalitetin. Prandaj dhe ky është fokusi i qeverisë britanike. Të kthejë këta persona dhe për shkak të përfshirjes së qytetarëve shqiptarë duket sikur ka një fokus ndaj tyre. Prandaj dy qeveritë po punojnë së bashku, si në nivel vendor e kombëtar. Të diskutojmë dhe të flasim me komunitetin këtu dhe Mbretërinë e Bashkuar. Infoweb Media