Ambasadori i Turqisë nga Shkodra, Ahmet Yoruk është solidarizuar me popullin ukrainas dhe i ka bërë thirrje ushtrisë ruse që të ndalë agresionin ushtarak.
Në ditën e 23-të të luftës, Yoruk nënvizoi se nën direktivat e presidentit Erdogan është kërkuar që në Ukrainë të vendoset paqja një minutë e më parë.
Ambasadori i Turqisë nga Shkodra, Ahmet Yoruk flet për luftën në Ukrainë:
“Turqia po ndjek zhvillimet e fundit nga afër. Është e vërtetë që bota është e sprovuar dhe është gjendur përballë sfidave të mëdha, sidomos në 2 vitet e fundit të krijuara nga pandemia. Tani kemi luftën e cila ka shpërthyer në Ukrainë. Për ne, si Turqi është e papranueshme një lloj sulmi i tillë, e cila ka filluar nga Rusia. Nën direktivat e presidentit tonë, ministri i jashtëm është duke u angazhuar në mënyrë maksimale që në Ukrainë 1 minutë e më parë të vendoset paqja dhe rendi, të pushojnë armët. Njëkohësisht, lotët e fëmijëve të pushojnë njëherë e përgjithmonë. Turqia është shumë e angazhuar me të gjitha përpjekjet e saj diplomatike që në një moment e më parë luftërat të mbarojnë dhe paqja le të mbizotërojë. I gjithë misioni i Turqisë ky është”, tha Yoruk.