Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në selinë blu, takim i papritur me kryedemokratin

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi mes Bashës dhe Kim është parashikuar të mbahet në orën 16:00 në Selinë Blu.

Kujtojmë se ky takim vjen në një kohë zhvillimesh të tensionuara politike në PD, pas vendimit të Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Ky i fundit, i shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion dhe pengim të drejtësisë gjatë qeverisjes së tij, ka ndërmarrë një nismë për rrëzimin e Bashës si dhe la lëshuar akuza të shumta në drejtim të amerikanëve, të cilëve, sipas Berishës, Basha u ka dorëzuar sovranitetin e partisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu