Ambientalisti Ahmet Mehmeti: Lumi Shkumbin do të kthehet në një lum të vdekur, për shkak të mbeturinave

0

TIRANË- Ambjentalisti Ahmet Mehmeti thotë se nga ana e institucioneve nuk është marrë asnjë masë në këto 30 vite për lumin Shkumbin. Në një prononcim për FaxNews, Mehmeti thotë se duhet ndaluar hedhja e plehrave urbane dhe industriale në shtratin e lumit. Ambientalisti shton se ky lum rrezikon të vdesë.

“Është për të ardhur keq, sepse ju thatë që masat janë marrë, po nuk është marrë asnjë masë për lumin Shkumbin. Ndotja vazhdon të jetë kronike. Të paktën në këto 20 vite nuk është vendosur një impiant për pastrimin e ujërave të zeza dhe nuk është treguar kujdesi i duhur nga industria. Llumërat e industrisë derdhen në lum, plus mbetjet urbane. Kështu që duhet kujdes i jashtëzakonshme. Përveç vendosjes së impianteve, duhet që edhe popullsia të jetë e kujdesshme. Duhet të bëjnë punën brenda ligjit, kjo është diagnoza, në nuk zbatojmë ligjin, i kemi po nuk zbatohen. Nuk operohet as me gjobat, po as me kulturën ekologjike që duhet at ketë çdo njeri. Ndotja fillon me hedhjen e mbeturinave, metaleve, pastaj kjo pasohet te njerëzit nëpërmjet ushqimeve, pasi këto produkte që ujiten nga ky ujë i përmbajnë ndotjet e tij. Ka kosto shëndetësore dhe ekonomike. Ne kemi asete të shkëlqyera historike, kulturore, ekonomike, që nuk po i shfrytëzojmë si duhet. Lumi Shkumbin është një lumë i sëmurë, që po të vazhdohet kështu do të kthehet në një lum të vdekur,”- thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu