Analisti i njohur Ilir Kulla ka bërë një koment në profilin e tij në Facebook ku shkruan për shkollën dhe konviktin me emrin e Haxhi Hafiz Sabri Koçit ndërtuar në Niger të Afrikës.
Bëhet fjalë për një akt bamirësie, kontribute të donatorëve shqiptarë për tu ardhur në ndihmë sadopak popujve të vuajtur në Afrikë.
Ja që nuk e dinim që shqiptarët, bujarë dhe me shpirt human, kanë kontribuar në këtë vend të largët.
Haxhi Hafiz Sabri Koçi nga Librazhdi, ishte Kryemyfti i Shqipërisë mbahet mend si një nga figurat më të shquara të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Ja postimi i analistit Ilir Kulla:
Bamiresia nuk ka nevoje per reklame. Prej 2 vitesh ne NIGER nje shkolle dhe konvikt e bere me Bamiresi e titulluar ne emrin e te ndjerit Kryemyfti te Shqiperise Haxhi Hafiz Sabri Koci, fale kontributit modest te donatoreve emigrante shqiptare per jetimet ne Afrike! I ndrite shpirti Hafiz Sabri Kocit, udheheqesit shpirteror shqiptar te pervuajtur ne burgjet e komunizmit dhe njeriu kryesor i ringjalljes se jetes fetare ne Shqiperi.