Analisti: Vetëm Luizi mund ta rrëzojë Ramën, ta nxjerrim nga BBV dhe të vërshojë revolta

0

Analisti ilir Demalia shkruan në Facebook se vetëm këngëtari Luiz Ejlli mund ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Ai thekson se duhet të nxirret Luizin nga Big Brother dhe revolta popullore do të vërshojë si vullkan nëpër rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë e mbarë Evropës ku ka shqiptarë.

Demalia: Vetëm Luizi mund ta rrëzojë Edi Ramën. Pushtetin e Edi Ramës nuk e trondit dot as “Revolucioni Marshon” i Berishës, as Liria e Ilir Metaj, as Syri Qim Pekës me Ambrozizatoret e Syrit të Zenit.
Në qoftë duan të rrëzojnë regjimin e Ramës atë e ka në dorë Top Channel me emisionin BB.

Të nxjerrin Luizin nga Big Brother dhe revolta popullore do të vërshojë si vullkan nëpër rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë dhe mbarë Europës ku ka shqiptarë dhe deri në Amerikë dhe Australi. Lufta në Ukrainë nuk do të jetë më lajm, bota do të merret me uraganin botëror për Luizin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu