Analiza e Dibrës, Gledis Nano: Sfidë lufta kundër kanabisit, e kam kërkuar me ngulm

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano: Kam kërkuar me ngulm luftën kundër kanabisit, është një sfidë e madhe

Z. Nano keni nisur një tur analizash në të gjitha qarqet e vendit. Ku konsistojnë këto analiza?

Prej disa ditësh kemi filluar një tur në të gjitha qarqet për analizat e drejtorive vendore dhe atyre të emigracionit për të parë rezultatet e arritura gjatë 2021-t. Fokusi ka qenë një dominim i situatës kriminale nga strukturat e policisë, kapja e personave të kërkuar, atyre që mbajnë armë pa leje, kultivimi i kanabisit është një sfidë, e cila është kërkuar me shumë forcë nga ana ime që këtë vit të kemi një rezultat tjetër dhe të pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër të mëparshëm.

Kemi parë disa herë sjellje jo të mira të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve. Cili është qendrimi juaj në këtë drejtim?

Që prej marrjes së detyrës jam shprehur qartë për një qasje tjetër të policisë në raport me qytetarët dhe me median po ashtu. Në çdo rast sjelljeje të tillë, unë kam kërkuar nisjen e hetimeve dhe vënien përpara përgjegjësisë. Unë jam për një polici profesionale dhe me aftësi e rezultate të qarta e të suksesshme.

Janë bërë disa vrasje në vend, të cilat ende nuk kanë asnjë autor…

Për këtë dua të sqaroj shumë shkurt, për shkak se të gjitha çështjet janë nën hetim, ne jemi duke zhvilluar hetime shumë të rëndësishme për të cilat do të kemi rezultate në kohën kur duhet të jepen këto rezultate, por dua të garantoj opinionin publik që Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të këtyre krimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu