Analiza e plotë e DW/ BE spektatore për luftën në Ukrainë, 1 miliardë euro çdo ditë për të mbushur arkën e Putin

0

Llogaritet se Vladimir Putin fiton rreth një miliardë euro në ditë nga eksportet e naftës dhe gazit. Dhe sa më të larta të jenë çmimet, aq më shpejt mbushet arka e luftës.

Por Gjermania dhe të tjerët vazhdojnë ta refuzojnë bojkotin, duke thënë se do të ishte shumë e shtrenjtë për ekonomitë e tyre. Dhe kur erdhi puna që Ukrainës t’i jepej një sinjal për t’iu bashkuar BE-së, evropianët nuk gjetën përgjigje tjetër, përveç formulave të zakonshme boshe diplomatike.

Pati një ndarje midis vendeve anëtare të reja dhe të vjetra dhe një debat të gjatë se çfarë sinjali mund t’i jepte BE-ja Ukrainës për dëshirën e saj për t’u anëtarësuar. Të gjithë e dinë se ky është një gjest simbolik. Për t’u dhënë shpresë njerëzve të torturuar dhe ndjenjën se janë të pranuar nga Evropa. Sepse është pikërisht ky orientim politik i vendit drejt perëndimit për të cilin ata tani po paguajnë një çmim të tmerrshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu